Priten erëra të forta dhe reshje bore, Komuna u bën apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë orëve në vijim priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.

Përmes njoftimit u ka bërë apel qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik, për reduktim të lëvizjeve të panevojshme, si dhe për sigurim të objekteve të lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era.

Po ashtu, ka bërë të ditur se ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme.

“Të dashur qytetarë të Prishtinës, duke pasur parasysh parashikimet e motit për orët në vijim, ju njoftojmë se priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore. Ju lusim të tregoni kujdes të shtuar, veçanërisht: Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era, reduktoni lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar, kujdesuni për sigurinë në trafik dhe shmangni parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme. Ekipet tona të emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme. Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44. Së bashku, të kujdesshëm, e kalojmë çdo sfidë”, thuhet në njoftim.