Siç njofton policia e Shkodrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15. Viktima është shtetasi me inicialet F.H., 35 vjeç, banues në Prishtinë.
Nga deklarimet e para të dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë, mësohet se 35-vjeçi është mbytur në përpjekje për të shpëtuar bashkëshorten e tij.
Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e saj.