Prishtina rekord me të infektuar, Ahmeti jep tender mbi 100 mijë euro për furnizim me masa mbrojtëse

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ka nënshkruar dy kontrata përgjatë këtyre ditëve, e që të njejtat kanë të bëjnë me covid-19.

Këtë herë, komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti ka finalizuar një kontratë që ka të bëjë me “Furnizim emergjent me reagnesa serologjik për Covid-19”, shkruan IndeksOnline.

Fillimisht, vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 120 mijë euro, dhe se furnizimi është dashur të pëfundojë brenda 7 ditëve.

Një tender i është dhënë operatorit ekonomik “Biotek Kosovo” L.L.C, dhe është paguar për 55 mijë e 600 euro.

Tutje, një tjetër kontratë është finalizuar edhe me N.T.SH “Made- Kos”, dhe vlera e përgjithshme e saj është 59 mijë e 100 euro, shkruan IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se ditëve të fundit dukshëm është shtuar numri i të infektuarve me Covid19, dhe se kryeqyteti prinë për nga numri i të infektuarve.