Prishtina pret Llapin në “Fadil Vokrri”, Drita përballet me Dukagjinin

Sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja do të jetë në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina pret Llapin me fillim nga ora 19:00, shkruan lajmi.net.

Prishtina me trajnerin e ri do të kërkojë të rikthehet te fitorja, pasi humbi nga Malisheva në ndeshjen e fundit.

Humbje në xhiron e fundit pësoi edhe Llapi, me të dyja skuadrat që kanë pasur ulje e ngritje gjatë këtij sezoni.

Llapi është në vendin e tretë me 21 pikë, derisa Prishtina është e pesta me 16 sosh.

Dy ndeshjet e tjera zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Drita udhëton drejt Dukagjinit, derisa Fushë Kosova luan kundër Lirisë.

Drita ka dështuar të fitojë në dy ndeshjet e fundi, por gjendet në vendin e dytë në tabelë mbrapa vetë Ballkanit.

Nga ana tjetër Dukagjini ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe është në vendin e gjashtë.

Sot përballen edhe dy skuadrat e fundit të Superligës.

Fushë Kosova është në vendin e fundit me shtatë pikë, kurse Liria është një pozitë më lartë me një pikë më shumë.

Të dyja skuadrat kanë vetëm nga një fitore deri më tani.