Mbyllet pjesa e parë, pa gola 0:0, ndërmjet FC Prishtinës dhe IFK Norrkopingut në Europa League.
Bardhekaltrit kanë bërë paraqitje të shkëlqyeshme në 45 minutat e parë, madje duke rrezikuar 2-3 herë, ndërkohë që e qëlluan edhe shtyllën me Maxhunin. Nga ana tjetër, suedezët ishin të parrezikshëm dhe portieri Alban Muçiqi nuk pati shumë punë në pjesën e parë.
– Lorik Maxhuni e qëlloi shtyllën në minutën e 39-të, Prishtina po tregohet e rrezikshme.
– Armend Dallku po tregohet i pakalueshëm për kundërshtarët. I shkëlqyeshëm në mbrojtje!
– Prishtina i zhvilloi 30 minuta fantastike, duke rrezikuar me Lecin e Mankendan, ndërkohë që edhe reparti i mbrojtjes dhe mesfushës po funksionojnë mjaft mirë.
– Prishtina rrezikoi me Liridon Lecin, i cili me kokë gjuajti pak pranë portës së ekipit mysafir.
– ‘Plisat’ nuk ndalen së kënduari, ndërsa vërehet edhe prania e dhjetëra tifozëve nga Suedia.
Image
– Norrkopingu po sulmon më shumë, derisa prishtinasit po luajnë me kujdes të shtuar.
– Është hera e parë që një ndeshje e Europa Leagues zhvillohet në Kosovë dhe atë nën dritën e reflektorëve. Ekipi i “Zërit” do t’ju informojë në hollësi nga vendi i ngjarjes.