Prishtina – Trepça dhe Feronikeli – Drita u ndeshen sot nga ora 15:00 në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll.
Prishtina fitoi me rezultat 2-1 kundër skuadrës nga Mitrovica, duke iu afruar pozitës së dytë pas ndalesës së Ferronikelit. Golat në ndeshje u shënuan nga fillimisht në minutën e 26’ nga Liridon Leci me penallti, e pastaj po nga pika e bardhë barazoi Amir Prishtina në minutën e 30’. Kurse, golin e fitorës e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 71’.
Ndeshja tjetër mes Ferronikelit dhe Dritës përfundoi me rezultat të barabartë pa gola.
Tani, Ferronikeli gjindet në pozitën e dytë me 52 pikë, kurse Prishtina në pozitën e tretë me 51 sosh. Drita dhe Trepça gjinden në pozitën e 9 me 22 pikë, respektivisht në pozitën e 11 me 16 të tilla.