Prishtina e Re ka fituar barazhin e Ligës së Parë ndaj Dinamos së Ferizajt.
Në ndeshjen e luajtur të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Prishtina e Re triumfoi me rezultatin 7:6 pas penalltive.
Në fakt, fituesi u vendos pas serisë së gjatë te penalltive që shkoi në 12 gjuajtje.
Koha e rregullt dhe dy vazhdimet nga 15-të minuta përfunduan pa fitues. Gjatë 90-të minutave lojë, rezultati ishte 2:2 kurse pas 30-të minutave të vazhdimeve rezultati final ishte 3:3 dhe fituesi u përcaktua pas penalltive.
Nga pika e bardhë, më të saktë ishin futbollistët e Prishtinës së Re.
Te Prishtina e Re, tre lojtarë e humbi penalltinë, ndërsa te Dinamo ishin katër . Më këtë fitore, Prishtina e Re tani do të luaj në barazhin e Superligës ku do të përballet me Feronikelin ’74.
Kjo ndeshje luhet të shtunën e ardhshme në stadiumin “13 Qershori” në Klinë. Si Dinamo ashtu edhe Prishtina e Re, dolën nënkampionë në Ligën e Parë, përkatësisht Grupin A dhe B.