Prishtina e nis me fitore

Prishtina e ka nisur me fitore edicionin e ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga kryeqyteti, ka mposhtur 3:1 në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq skuadrën e Llapit.

Pjesa e parë e ndeshjes, nuk solli gola.

Por, me të filluar pjesa e dytë, Prishtina shënoi golin e epërsisë me anë të Shend Kelmendi, shkruan Lajmi.net.

Në vazhdim, Prishtina shënoi edhe dy gola të shpejtë, kur shënoi Ahmed Jonuzi dhe Makenda.

Golin e vetëm për Llapin, e shënoi Sinani.