Ballina Sport Basketboll Prishtina e kërkon kualifikimin në FIBA Europe Cup

Prishtina e kërkon kualifikimin në FIBA Europe Cup

Z Mobile Prishtina është vetëm një fitore larg nga kualifikimi në fazën e eliminimit direkt të FIBA Europe Cup, që do të shënonte suksesin më të madh në histori të basketbollit shqiptar. E gjithë historia e basketbollit shqiptar do të jetë e gatshme të rishkruhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve nga ora 19:00.Z Mobile Prishtina pasi FIBA ka ndryshuar rregullin e kualifikimit dhe mundëson që ekipi i tretë në grup të kualifikohet tutje në fazën e eliminimit direkt, i ka mundësuar klubit kryeqytetas që me një fitore në sfidën e fundit që zhvillohet sot (e mërkurë), shkruan lajmi.net. Kundërshtar është skuadra me traditë të madhe, Pinar Karsiyaka, me të cilën Prishtina ka pasur gjithmonë probleme duke parë cilësinë e skuadrës nga kampionati turk.Prishtina e ka opsion të vetëm fitoren dhe pret shumë nga superyllij, Dardan Berisha, që si basketbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave të shkëlqejë dhe të shkruajë historinë. Berisha realizoi 31 pikë në ndeshjen e fundit bashkë me tetë asistime duke hyrë në top pesëshen e javës të FIBA Europe Cup.Prishtina ka nevojë për përkrahjen e të gjithëve në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, pasi me një fitore do të sigurohej kualifikimi dhe arritja më e madhe në histori të basketbollit shqiptar dhe sportit vendor në përgjithësi.

Exit mobile version