Ballina Sport Futboll Prishtina dhe Drita vazhdojnë “luftën” për titull

Prishtina dhe Drita vazhdojnë “luftën” për titull

KF Drita dhe FC Prishtina kanë shënuar fitore të rëndësishme në “luftën” për titull.

Skuadra gjilanase dhe ajo nga kryeqyteti, kanë bërë detyrën në ndeshjet e vlefshme për xhiron e 31-të të Vala Superligës së Kosovës.

Drita në shtëpi ka arritur të mposht me lehtësi Lirinë e Prizreni, me rezultat 3:0.

Fitore të vështirë ka shënuar Prishtina, që ka përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2:1 ndaj Gjilanit, me dy gola të shënuara në fund të ndeshjes.

Pas 31 xhirove, Drita mbetet lidere me 63 pikë, ndërsa Prishtina një pozitë më poshtë me 60 pikë.

Xhiron e ardhshme Drita pret ‘Trepçën ’89, ndërsa Prishtina udhëton në Prizren për t’u takuar me Lirinë.

Exit mobile version