Prishtina bindëse, kryeson e vetme

FC Prishtina është treguar mjaft bindëse, duke e mposhtur Hajvalinë me rezultat të pastër, 3:0, në ndeshjen që sapo përfundoi në Kastriot.

Bardhekaltrit kanë kaluar në avantazh qysh në minutën e parë me Labinot Osmanin, kurse Liridon Leci e ka ngritur avantazhin në minutën e 10-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ndërkaq, Ahmed Januzi shënoi nga afërsia me kokë në minutën e 62-të, për ta vulosur fitoren e prishtinasve, të cilët në 25 minutat e fundit të ndeshjet kanë luajtur pa dy lojtarë, pasi u skuqën Debatik Curri dhe Endrit Krasniqi.

Ndërkohë, derbi i ditës së sotme ndërmjet Drenicës dhe Besës ka përfunduar baras, 1:1.

Drenica ka udhëhequr me Mziun, kurse rezultatin e ka barazuar në minutën e 92-të Elshani.

Gjilani e ka shënuar një fitore të madhe, duke e mposhtur Ferizajn në udhëtim, 2:1, kurse Llapi e mposhti Dritën në udhëtim 1:0. E Liria, fitoi me Trepçën, 4:1, gjithashtu si mysafire.