Ballina Sport Futboll Prishtina avancon në çerekfinale të Kupës, eliminon Gjilanin

Prishtina avancon në çerekfinale të Kupës, eliminon Gjilanin

Skuadra e Prishtinës ka vazhuar rrugën drejt mbrojtjes së trofeut të Kupës së Kosovës. Prishtina ka avancuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Të shtunën, Prishtina e eliminoi Gjilanin në 1/8 e finales duke e mposhtur në shtëpi pas penalltive.
Koha e rregullt e takimit të luajtur në Gjilan përfundoi 0:0, ndërsa gola nuk u shënuan as pas dy vazhdimeve nga 15të minuta. Në penallti, më të saktë ishin futbollistët e skuadrës së Prishtinës, duke fituar 4:1.

Të gjithë futbollistët e Prishtinës realizuan nga pika e bardhë, ndërsa Shend Kelmendi Kushtrim Shabani dështuan te Gjilani. Në përgjithësi, ndeshja ishte e fortë me dy skuadrat në kërkim të golit, por nuk realizuan. Gjilani pati më shumë raste shënimi por nuk arriti ta mposht portierin Agron Kolaj. Në fakt, Gjilani nuk e shfrytëzoi as epërsinë numerike në fushë për pjesën më të madhe të takimit. Prishtina prej minutës së 19të mbeti me një lojtar më pak pasi mesfushori Kushtrim Gashi u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Gjilanit apo Prishtinës, në çerekfinale i janë bashkuar edhe Suhareka, Malisheva e Vjosa. Skuadra e Suharekës eliminoi Prishtinën e Re me rezultatin 3:1 për të avancuar tutje në Kupë. Pa telashe në çerekfinale janë kualifikuar edhe Malisheva e Vjosa.

Malisheva në 1/8 e finales ishte më e mirë se Feronikeli ‘74.
Në ndeshjen e luajtur në Drenas, Malisheva triumfoi me rezultatin 3:1 dhe të tre golat i shënoi në pjesën e parë. Dreni Kryeziu, Drilon Hazrollaj e Etnik Brruti realizuan golat për Malishevën. Për dallim prej Malishevës, Vjosa fitoi 4:1 në shtëpi kundër 2 Korrikut.

Të dielën do të luhen edhe katër ndeshje tjera të kësaj faze të Kupës së Kosovës, ku do të përcaktohen edhe katër skuadrat tjera çerekfinaliste.

Exit mobile version