Shikimi i e-mail-ve të punës, simpatia për Instagramin, të shkruarit e statuseve në Facebook, në kohën që po flisni me fëmijën, ndikon negativisht sjelljen e fëmijëve, paralajmërojnë pediatrit.
Një studim i ri nga studiuesit e Universitetit të Miçiganit, botuar në revistën Child Development, konkludon se problemet e fëmijëve ndikohen drejtëpërdrejtë nga sjelljet e prindërve.
“Technoference” është pikërisht termi që studiuesit kanë zgjedhur për të përshkruar hendekun që krijohet në marrëdhënien prind-fëmijë falë teknologjisë.
Studimi përfshiu më shumë se 170 familje amerikane . Mesatarisht prindërit përdorin dy pajisje teknologjike që ndërhynin në lidhjen e tyre me fëmijët. Gati gjysma e pjesëmarrësve (48%) thanë se kishin tri ose më shumë “technoferenca” çdo ditë.
Sa më shumë larg fëmijëve të ishin prindërit, aq më shumë shenja agresive paraqisnin këta të fundit.Ndërsa prindërit magjepsen nga celularët , po vënë vënë fëmijët në rrezik.
“Aksidente të rënda ndodhin në sekonda, shpesh, ndërsa prindërit hutohen nga celularët dhe shkëputen nga realiteti”, thonë studiuesit./Mesazhi/