Dihet që prindërit nuk duan asnjëherë që t’i bërtasin fëmijëve të tyre, por ja që ndonjëherë është e vështirë të ruani qetësinë. Megjithatë është e nevojshme të mësoni të kontrolloni nervat tuaja, pasi ky është hapi i parë për të rritur fëmijë të qetë.
Sipas një studimi nga Universiteti i Pittersburghut fëmijët që ekspozohen ndaj një prindërimi më strikt kanë më shumë probabilitet të performojnë dobët në shkollë krahasuar me të tjerët.
Kjo sepse të gjitha shqetësimet e fëmijëve nuk diskutohen në shtëpi si pasojë e frikës që ata kanë nga reagimi i prindërve dhe kjo i bën ata që të mos i riparojnë problemet, apo dilemat e tyre, ndërkohë që i shkarkojnë të gjitha energjitë negative në shkollë.
Studimi përfshiu 1000 fëmijë të cilët sollën këto rezultate:
Djemtë që kishin prindër shumë strikt dhe që u bërtisnin kishin tendencën të merrnin pjesë në aktivitete që janë edhe rriskuese për jetën, ndërkohë që vajzat që kishin prindër shumë autoritarë kishin tendencën të kryenin marrëdhënie seksuale që në moshë shumë të vogël. Janë pikërisht këto çorientime që më pas sjellin edhe uljen në nivelin e performancës në mësime.
Mënyra se si prindërit sillen me fëmijët e tyre ndikon shumë në raportet që ata krijojnë më pas me shoqërinë e tyre. Në shumicën e rasteve fëmijët që nuk kanë një komunikim tolerant me prindërit janë më të prirur që të vlerësojnë miqtë sesa shkollën dhe më tepër shkojnë në shkollë për të kaluar kohë me ta sesa për të marrë dije.
Prandaj nëse doni që fëmijët tuaj të ecin mirë në shkollë, duhet të ndaloni së krijuari stres tek ata. Edhe pse shpeshherë mendoni se fëmijët dhe adoleshentët duan kontroll dhe ashpërsi në të vërtetë ajo q i bën të ndihen më të sigurtë është një figurë autoritare e qetë, e qëndrueshme dhe e drejtë.