Gjatë një vizite në një shkollë në Londër të Enjten, Princi William i Anglisë u pyet nga një reporter: “A është familja mbretërore një familje raciste, zotëri?” Princi u përgjigj: “Ne nuk jemi hiq familje raciste”.
Kjo vjen si reagim ndaj intervistës së javës së kaluar te vëllaut të tij Harry dhe gruas së tij Meghan ku ata kishin folur rreth marrëdhënieve me familjen mbretërore pas largimit nga Anglia.
I pyetur nëse ai kishte folur me Princin Harry që nga intervista tek Oprah Winfrey, Princi William tha: “Jo, unë nuk kam folur ende me të, por do të flas”.
Në intervistën televizive në fjalë, gruaja e princit William, Meghan Markle tha se kishte “shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të ishte lëkura e foshnjës kur ai lindi”. Të dy Princi Harry dhe Meghan nuk pranuan të thonë se kush e bëri komentin – por Harry më vonë i sqaroi Opras se nuk ishte Mbretëresha apo Duka i Edinburgut. Gjatë intervistës Harry gjithashtu tha se e lëndoi atë që familja e tij kurrë nuk foli për abuzimet raciste të titujve dhe artikujve të lajmeve. I pyetur nga Oprah nëse çifti u largua nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të racizmit nga mediat, Harry u përgjigj: “Ishte një pjesë e madhe e saj”.
Familja mbretërore Angleze shpesh vihet në shënjestër të kritikave për të kaluaren e saj pasi si institucion ishte e rrënjosur në kolonializëm, racizëm dhe dhënie epërsi të bardhëve. /Mesazhi.com