Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur për vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Princi bin Zayed u prit në aeroportin Esenboğa të Ankarasë nga ministri i Tregtisë, Mehmet Muş dhe zyrtarë të tjerë.
Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në takimet që do të mbahen në Ankara, do të rishikohen me të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) si dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit.
Krahas marrëdhënieve dypalëshe në takime parashikohet që të shkëmbehen pikëpamjet rreth çështjeve aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
– EBA njoftoi diskutimin e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe
Presidenti Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike më 31 gusht me Princin e kurorës Bin Zayed. Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se ishte bërë e ditur se në bisedë u diskutuan çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe ato rajonale.
Sipas deklaratës në lajmin e WAM, agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-së, u theksua se në bisedën telefonike në fjalë u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe rrugët që këto marrëdhënie të forcohen në mënyrë që t‘i shërbejnë interesave të përbashkëta të dy vendeve dhe popujve mik.
Gjithashtu në bisedën telefonike u tha se janë shkëmbyer edhe pikëpamjet rreth interesave të përbashkëta dhe disa çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare.
Erdoğan në muajin gusht priti në një takim këshilltarin e sigurisë kombëtare të EBA-së, Tahnoun bin Zayed al-Nahyan.
Në takim u vlerësuan çështjet rajonale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe investimet e EBA-së në Turqi.
– Këshilltari diplomatik shtetëror i EBA-së, Gargash: Takim historik dhe pozitiv
Anwar Gargash, këshilltar diplomatik shtetëror i EBA-së, në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, lidhur me vizitën e Bin Zayed në Turqi kishte deklaruar se EBA vazhdon forcimin e marrëdhënieve të saj.
Gargash, i cili në EBA më parë ka kryer detyrën e ministrit të Shtetit për Punët e Kashtme ka deklaruar: “Sheikh bin Zayed ka realizuar një takim historik dhe pozitiv me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Fokusi kryesor i takimit ishin bashkëpunimi dhe partneritetet ekonomike. EBA vazhdon të ndërtojë ura dhe të forcojë marrëdhëniet e saj. Mirëqenia dhe zhvillimi ashtu si dhe instikti ynë i brendshëm janë lokomotiva e politikës tonë të jashtme”. /aa