Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ka mbërritur në Amman në vizitën e tij të parë në Jordani që nga viti 2017, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II dhe Princi i Kurorës së tij, Al-Hussein, mirëpritën bin Salman-in në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretëreshës Alia në Amman.
Vizita e bin Salman-it në Jordani vjen pesë vite pasi mori postin e tij si Princi i Kurorës në Arabinë Saudite dhe në kuadër të një turneu rajonal që ai filloi dje në Egjipt dhe që përfundon nesër në Turqi.
Turneu i Princit të Kurorës Saudite ka fituar një rëndësi të veçantë pasi vjen para një samiti të planifikuar arabo-amerikan, të cilin Arabia Saudite do ta organizojë në mes të muajit korrik, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Joe Biden. /aa