Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe sekretari i jashtëm i Mbrëtërisë së Bashkuar, Dominic Raab, ka diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton Agjencia Zyrtare Saudite e Shtypit, bin Salman dhe Raab u takuan në qytetin Neom në veriperëndim të Arabisë Saudite.
Dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, si dhe bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme midis dy vendeve.
Ministri saudit i Punëve të Jashtme i Arabisë, Princi Faisal bin Farhan, po ashtu ishte i pranishëm në takim. /aa