Princi i Kurorës: Arabia Saudite aspiron lidhje të mira me Iranin

Princi Muhamed bin Salman

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ka deklaruar se vendi i tij “aspiron të ketë marrëdhënie të mira dhe të dalluara me Iranin”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me qëndrimin ndaj Teheranit, i cili në vitet e fundit është përballur me kritika të përsëritura saudite, mbrëmë në një intervistë televizive bin Salman tha se, “Irani është një vend fqinj dhe ne aspirojmë të kemi një marrëdhënie të mirë dhe të dalluar me të”.

“Ne duam një Iran të prosperuar dhe të kemi interesa të përbashkëta me njëri-tjetrin, por problemi ynë negativ me të janë veprimet e tij negative të tilla si programi bërthamor ose mbështetja për milicitë e paligjshme në disa vende në rajon, si dhe programi i raketave balistike”, shtoi bin Salman.

Ai njoftoi se po punojnë me partnerët e tyre për t’u marrë me këtë problem dhe shprehu shpresë të tejkalohet ky problem, që siç tha ai, të kenë një marrëdhënie të mirë dhe pozitive me të gjithë.

Princi i kurorës saudite nuk specifikoi detaje të bisedimeve të tij me partnerët, por ‘Financial Times’ së fundmi raportoi se më 9 prill një delegacion saudit u takua me një delegacion iranian në kryeqytetin Bagdad të Irakut.

Sipas të njëjtit burim, bisedat e fshehta saudite-iraniane u përqendruan në zbutjen e tensioneve midis dy vendeve, sulmet e rebelëve Houthi ndaj mbretërisë saudite dhe në rënien dakord për të mbajtur një raund të ri bisedimesh.

Për çështjen e Jemenit, bin Salman duke iu referuar grupit rebel Houthi tha se vendi i tij “nuk do të pranojë praninë e një milicie të jashtëligjshme në kufijtë e saj”.

“Ne shpresojmë që Houthi-t të ulen në tryezën e bisedimeve me të gjithë palët në Jemen për të arritur zgjidhje që garanton të drejtat e të gjithëve dhe interesat e vendeve të rajonit”, tha ai.

Për pothuajse shtatë viteve, përkatësisht që nga shtatori i vitit 2014, Jemeni ka qenë dëshmitar i një lufte të vazhdueshme midis forcave pro-qeveritare të mbështetura nga koalicioni ushtarak arab i udhëhequr nga sauditët dhe rebelët Houthi të mbështetur nga Irani.

Në përgjigje të një pyetjeje nëse Washingtoni i ka kthyer shpinën Riadit, bin Salman u përgjigj se “diferenca e mosmarrëveshjes është shumë e natyrshme dhe ka një konsensus saudit prej 90 për qind me administratën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden”.

“Diferenca e mosmarrëveshjes mund të rritet ose zvogëlohet me administratën amerikane”, tha bin Salman.

Në përgjigje të pranisë së presionit amerikan mbi Riadin, bin Salman tha se mbretëria “mohon çdo ndërhyrje në punët e saj të brendshme”, por nuk specifikoi nëse ka apo jo ndonjë presion.

Princi i kurorës saudite foli edhe për fushatën saudite kundër ekstremizmit, duke theksuar se “ekstremizmi në çdo gjë nuk është i lejueshëm”.

I pyetur në lidhje me “burgosjen e një grupi të këtyre (ekstremistëve)”, ai tha se Arabia Saudite “është një shënjestër kryesore për projekte ekstremiste, sepse është destinacioni i muslimanëve”.

“Gjatë periudhës nga vitet e 50’ta deri në vitet e 70’ta të shekullit të kaluar, kishte arabizëm dhe projekte socialiste që u dhanë grupeve ekstremiste një mundësi për të arritur pozicione të ndryshme në vend që rezultuan me pasoja të pakëndshme”, tha ai pa dhënë hollësi.

“Sot ne nuk mund të zhvillohemi dhe nuk mund të tërheqim kapital dhe turizëm me ekzistencën e një ideologjie ekstremiste në Arabinë Saudite dhe për këtë arsye ky projekt ekstremist duhet të çrrënjoset… dhe çdo person miraton ekstremizmin, është një krim që ligjërisht është i ndjekur”, shtoi bin Salman.

Në shtator të vitit 2017, autoritetet saudite arrestuan predikuesin dhe aktivistët islamikë në vend, përfshirë Salman al-Ouda, Awad al-Qarni dhe Ali al-Omari, me akuzat e “terrorizmit dhe komplotit kundër shtetit”, mes kërkesave nga ndërkombëtarët dhe personalitet dhe organizatat islamike për lirimin e tyre. /aa