Edhe pse nuk desha të merrem me të, por gënjeshtra e madhe e Pastorit Artur Krasniqi e bërë në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova në lidhje me “padrejtësinë” që po ua bënim ne muslimanët të konvertuarve protestant duke i varrosur me dhunë në varrezat e muslimanëve dhe duke ua falur namazin e xhenazes hoxhallarët, nuk më la pa reaguar.
Kjo sepse nuk qëndron assesi dhe se është një gënjeshtër e madhe që mund t’i i ketë ndodhur ndonjërit nga hoxhallarët, sepse edhe po të na kërkohej një gjë e tillë neve nuk na lejohet teologjikisht falja e namazit të xhenazes së një të krishteri, apo feje tjetër.
Prandaj, i nderuari Krasniqi, gënjeshtra nuk i ka hije asnjë njeriu, e sidomos një prijësi fetar! Sidomos jo gënjeshtra kaq të cekta.
Kolegë të nderuar hoxhallarë, po ua kërkoj botërisht ta thoni nëse ndonjërit nga ju t’i ketë ndodhur një gjë e tillë, duke e ditur që personi në fjalë është i krishterë?
Hoxhë Husamedin Abazi