Prifti trafikant i drogës udhëtonte në Shqipëri, “vizitonte manastiret”

Pas kapjes me rreth 30 kilogram drogë të priftit ortodoks serb, Milan Jordoviç, së bashku me mësuesin e besimit fetar, Zoan Marinkoviç, në afërsi të qytetit të Çaçakut në Serbi, dalin edhe dëshmitë e para mbi vendet se ku furnizohej ky trafikant i drogës.

Njëri nga njerëzit që shërben në kishën e Jordoviçit ka dëshmuar mbi rrëfimet e shpeshta të priftit:

“Më thoshte se shpesh udhëton për në Shqipëri dhe viziton manastiret orotodokse të atij vendi, se është i mrekulluar me shenjtëritë e tyre, dhe se tek ata shenjtorë gjenë paqe shpirtëore,” tha dëshmitari nga Pozhega, për të përditshmen serbe  “Blic”, duke shtuar se prifti Milan Jordoviç shkollën e besimit fetar e ka kryer në Prizren, për disa vjet ka shërbyer në Ivanjicë dhe shpesh ka rrëfyer se e kanë lutur të shërbej në kishën qendrore të Shën Savës në Pozhegë por ai nuk ka pranuar sepse i pëlqen më shumë fshati.

Ndërkohë, meqë janë arrestuar në makinën e cila nuk ishte pronë e tij dhe prifti ishte përfshirë në konfliktin kishtar që shpërtheu për kryepeshkopin e Kosovës, kanë filluar dhe thashethetmet se ky mund të jetë edhe një kurth që iu bë priftit Jordoviç, shkruan e gazeta serbe.