Prifti në Shkodër: Kosova vend i shenjtë i Serbisë

Pakica serbe dhe malazeze kanë festuar sipas kalendarit të tyre fetar Krishtlindjet në kishën e Vrakës në Shkodër.

Ka qenë prifti malazez i kishës ortodokse Radomir Niçkeviq, ai që kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtarëve të pranishëm.

I pyetur për qëndrimin e kishës ortodokse në Malin e Zi, Niçkeviq u shpreh se Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë.

Kleriku shtoi se në Kosove Serbia ka shumë kisha dhe vende të shenjta. Ai theksoi qëndrimin e njohur se Kosova është Serbi, dhe bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti./abcnews.al/