Ballina Kulturë Feja Prifti grek me lëvdata për kthimin e Ajasofjas përsëri në xhami

Prifti grek me lëvdata për kthimin e Ajasofjas përsëri në xhami

Prifti grek Evangelos Papanikolau ka theksuar se po të mos e mbronin turqit Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi), ajo që moti do të shembej, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur pas ritit që u mbajt në kishën “Analipseos” në Rafina, e cila gjendet afër kryeqytetit Athinë, Papanikolau tha se, “Kush do ta mbronte objektin e madh siç është Ajasofja? Turqit e mbrojtën”.

Duke theksuar se turqit nuk kanë mbyllur asnjë kishë në Kretë, Papanikolau tha se me urdhër të Othonas shumë manastire dhe kisha u mbyllën në Greqi.

Prifti grek theksoi gjatë qeverisjes së turqve njerëzit kanë mundur lirshëm ta jetësojnë fenë e tyre.

“Andaj njerëzit thonin: Më shumë preferojmë të shohim çallmën turke, sesa kapelën latine. Nëse pyetem unë, të dyja mos t’i shohim, por nëse doemos duhet të zgjedh njërën nga të dyjat atëherë do t’i zgjidhja turqit”, Papanikolau.

Duke theksuar se në kohën kur ishte muze vizitorët në Ajasfoja hynin me veshëmbathje joadekuate, Papanikolau tha se nga tani e tutje do të hyhet pa këpuca, me fustan të gjatë dhe shami.

“A nuk është kjo shenjë respekti? Ndoshta këtë nuk duhet ta kuptojnë si mallkim, por si një korrigjim”, theksoi prifti Papanikolua.

Exit mobile version