Prifti e ndalë Elvis Naçin, ja cfarë shprehet për të… (Foto)

Toleranca fetare në Shqipëri është një prej cilësive më të mëdha që bota e vlerëson së tepërmi. Çdo njeri ka të drejtë dhe është i lirë të zgjedhë besimin e tij. Në fe nuk ka dhunë por ajo që me ngulm dëshirohet dhe duhet të zbatohet është që Shqiptarinë ta çojmë përpara. Gjithmonë ka ekzistuar një pakicë e vogël e njerëzve emocionues të cilët tentonin të prishnin këtë harmoni mes Shqiptarëve të besimeve të ndryshëm por pa sukses sepse shumica e popullsisë i ka konceptët e qarta.

Vlen të përmendet postimi që një prej klerikëve katolik ka postuar në profilin e tij në facebook. I entuziasmuar shprehej se rastësisht gjatë udhëtimit në Shqipëri kishte takuar Elvis Naçin ose ndryshe siç shprehej ai imamin e nderuar. Të vetmen mundësi njohje me Elvis Naçin ata e kishin nëpermjet rrjeteve sociale sepse siç edhe shprehen e kishin parë në televizione dhe në rrjetet sociale por tashmë gjatë këtij udhëtimi u krijua dhe mundësia që të njiheshin nga afër.

Ajo që dallohet më së shumti është se gjuha e mirësjelljes dhe respektit e karakterizoi bisedën e tyre. Ky takim u postua në profilet e tyre ku pati një reagim pozitiv nga besimtarët kristianë të cilët shprehnin mirënjohje dhe vlerësime për këtë bashkëbisedim madje pjesa më e madhe e tyre shprehnin respekt për imamin Elvis Naçi.

Statusi i plotë:

Shqipëri-Kosovë….

Duke udhëtuar për Shqipëri patëm nderin që së bashku me don Daniellin ta takonim Imamin e nderuar Elvis Naçi. Nuk e kishim njohur për nga afër por vetëm nëpërmjet emisioneve televizive dhe rrjeteve sociale. Me shumë mirësjellje dhe respekt biseduam shkurtimisht. Toleranca ndër fetare ka qenë dhe do të mbetet një prej pikave më të forta të popullit tonë Shqiptar.