Priftërinjtë katolikë në Poloninë e Veriut kanë bërë një akt që ka sjellë shumë reagime në rrjetet sociale duke djegur librat e Harry Potter dhe Twilight.
Sipas BBC bëhet fjalë për grupin fetar, “SMS from Heaven Foundation” një skuadër që i dërgon besimtarëve pjesë nga Bibla në telefon me sms dhe orgazizon takime në kishë.
Besimtarët dhe priftërinjtë u mblodhën në qytetin e Kozlain atje ku ndezën një zjarr të madh dhe dogjën librat e Harry Potter, Twilight, maska afrikane si dhe çdo libër tjetër që ata e konsideroinë si vepër e djallit.
Ky akt ka bërë tashmë xhiron e mediave në botë dhe shumë kanë reaguar në rrjetet sociale me pyetjen “A jemi ende në Mesjetë…?”