Barrikadat janë shfaqur përkohësisht të premten në Rudare, në rrugën kryesore që lidh Zveçanin me Leposaviqin.Sebep për këtë është bërë planifikimi i kryeministrit Isa Mustafa dhe komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta, që të shfrytëzojnë këtë rrugë për të mbërritur në vendin ku është organizuar ceremonia e përurimit të urës së re mbi lumin Bistricë, e cila lidh po këto dy qytete të banuara me serbë, shkruan sot Koha Ditore.
Serbët e veriut, që mbajnë lidhje të forta me Serbinë, dhe që nuk ia njohin shtetësinë Kosovës, kishin vendosur një kamion në mes të rrugës, duke bllokuar kështu qarkullimin. Ishin rreth 200 banorë lokalë që ishin mbledhur aty.
Pengesa ishte vënë të premten, vetëm një muaj pasi në veri është hequr edhe barrikada e fundit, e vendosur atje qysh më 2011, si reagim i serbëve ndaj përpjekjes së autoriteteve të Kosovës për t’u vendosur në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.
Pavarësisht pengesave që kishin vënë serbët, kryeministri Mustafa ka mbërritur të premten në pikën që e kishte synuar. Ka shfrytëzuar rrugë alternative dhe kjo ka bërë që në cak të shkojë me vonesë për rreth dy orë