Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Prezantuesja televizive del me maviosje në fytyrë, denoncon dhunën (Video)

Prezantuesja televizive del me maviosje në fytyrë, denoncon dhunën (Video)

Një prezantuese televizive në një televizion egjiptian ka habitur shikuesit e saj kur ka dalur në transmetim me shenja dhune në fytyrë, dhe me një mesazh lidhur me martesën dhe marëdhëniet ndërbashkëshortore.

Manal Agha filloi emisionin e saj me “dilemën” nëse do të dilte para kamerës me fytyrë të mavijosur apo jo, dhe u shpreh se të dalësh është më mirë se ta strukësh kokën nën tokë dhe të mos bësh zë.

E gjithë kjo në fund doli të jetë një fushatë ndërgjegjësimi kundër dhunës ndaj grave. Agha ishte e grimosur si e tillë, dhe mbajti një fjalim mbi mëshirën dhe mbështetjen që duhet të mbizotëroj në martesë.

Në mbarë botën gratë pësojnë dhunë fizike nga bashkëshortët e tyre gjatë jetës martesore, por numri i atyre që raportojnë është dukshëm më i vogël se i atyre që i heshtin. /MESAZHI/

Exit mobile version