Prezantohet raporti i autopsisë së Astrit Deharit

Avokati Tomë Gashi pas marrjes së raportit të autopsisë së Astrit Deharit ka thënë se rasti nuk është mbyllur, sepse raporti do t`i jepet edhe ekspertëve të pavarur.

Ai ka thënë se nëse raporti është në përputhje me rezultatet e ekspertëve të pavarur, atëherë rezultati do të jetë i pranueshëm, raporton Indeksonline.

“Kjo është vetëm një prej provave, rasti nuk është i mbyllur. Ka edhe shumë punë tjera për t`u bërë se si ka vdekur Astrit Dehari në duart e shtetit. Pasi ne ta studiojmë këtë, do të kërkojmë nga prokurori dhe të gjitha organt tjera që të na japin materialin dhe nëse vijnë me rezultate të njëjta me ekspertët e pavarur do të jetë i pranueshëm. Ne ende nuk kemi nxjerrë raport për shkak se ky i sotit nuk i është dhënë ekspertëve të pavarur që vijnë nga Shqipëria”, është shprehur ai.