Prezantohet Philippe Coutinho, fjalët e para të brazilianit (Foto)

Philippe Coutinho ka kompletuar transferimin e tij Barcelona nga Liverpooli.

Reprezentuesi brazilian të hënën i është nënshtruar testeve mjekësorë, ka nënshkruar kontratën e tij pesë-vjeçare dhe është prezantuar para mediave së bashku me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu. Në kontratën e 25-vjeçari përfshihet edhe klauzola e lirimit prej 400 milionë eurosh.

“Dua të falënderoj presidentin dhe të gjithë që e bënë të mundshëm këtë transferim. Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj që t;i përmbushë pritjet në këtë fushë”, është shprehur Coutinho.

Coutinho ka qenë objektiv i Barcelonës qysh prej afatit kalimtar të verës. Gjigandi spanjoll kishte bërë tre oferta në drejtim të Liverpoolit, por që ishin refuzuar nga klubi anglez. Ishte vetë braziliani që kishte kërkuar transferimin, por edhe kjo doli të ishte e pasuksesshme.

“Kemi punuar disa muaj për këtë gjë. Por, njëra prej gjërave më të rëndësishme ishte që ai deshi të vinte këtu. Ai bëri pëprjekje, ai ishte i durueshëm dhe ishte faktori kyç për ta sjellë këtu. Të gjithë e njohin atë si lojtar, ne dimë për karrierën e tij, por ajo që mund të them është se nuk ishte e lehtë për ta sjellë këtu. Ai deshi që të vinte këtu dhe ai është pjesë e projektit të ri me Valverden. Dua të falënderoj Liverpoolin, njërin prej klubeve më të mëdha evropiane, që lejoi ardhjen e tij”, ka deklaruar Bartomeu./Zëri

Image

Image