Prezantohet pamja e parë e avionit turk pa pilot “Bayraktar Kızılelma” – VIDEO

Molla e Kuqe 2022

Kreu i kompanisë Baykar Teknoloji (Baykar Technology), Selçuk Bayraktar ka ndarë fotografinë e parë me pamjen e lyer me bojë të avionit turk pa pilot “Bayraktar Kızılelma” (Molla e Kuqe), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga Twitteri, Bayraktar tha se “Fotografia e parë e ‘Bayraktar Kızılelma’ në formën e tij të lyer. Ushtaraku i nivelit të lartë, Ergin Saygun, xhaxha Ömeri dhe kryetari Köseoğlu…”.

Baykar, më parë kishte njoftuar se projektin e Sistemit të Avionit Luftarak pa Pilot (MIUS) që po zhvillon e ka emërtuar “Bayraktar Kızılelma”.

“Bayraktar Kızılelma” me manovrat e tij agresive dhe inteligjencën artificiale të avancuar, në të ardhmen do të jetë ndër elementët më të fortë të forcave të sigurisë në fushën e betejës.

Gjithashtu “Bayraktar Kızılelma”, do të ketë aftësinë për t’u ulur dhe ngritur nga anija me pistë të shkurtër si “TCG Anadolu” që Türkiye (Turqia) ka ndërtuar dhe falë kësaj aftësie do të luajë një rol të rëndësishëm në misionet jashtë vendit. /aa