Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe u bë goditja e radhës për skuadrën e Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të verës.
Ai sot bëri prezantimin zyrtar si futbollisti më i ri i klubit nga Franca. Gjatë konferencës ai zbuloi edhe të vërtetën e transferimit.
“Isha në favor të qëndroja në Monaco. Kam biseduar me familjen time dhe kam marrë vendimin për t’iu bashkuar PSG-së. Projekti i Parisit më interesonte , madje edhe pa Neymar. Por kjo është një bonus shtesë, është e mahnitshme të luash me një futbollist të tillë. Unë do ta dëshmoj vetën time, dhe kam shumë për të provuar.”, ka thënë Mbappe.
Mbappe është huazuar te PSG-ja, por kjo e fundit është e detyruar që në fund të sezonit të paguaj klauzolën 180 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e plota të futbollistit francez.
18 vjeçari që ka zhvilluar afro 50 paraqitje me Monacon dhe ka shënuar 17 gola, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me parisienët.