Ballina Lajmet Kosovë Prezantohet legjislacioni për vlerësimin e mësimdhënësve, parashihen dy provime

Prezantohet legjislacioni për vlerësimin e mësimdhënësve, parashihen dy provime

Ministria e Arsimit të mërkurën ka prezantuar pesë udhëzime administrative që parashohin procesin e vlerësimit dhe kualifikimit të mësimdhënësve.

Ashtu siç ka raportuar KOHA më herët udhëzimi administrativ për vlerësimin dhe kualifikimin e mësimdhënësve parasheh dy provime atë shtetëror dhe atë kualifikues.

Provimit shtetëror do t’i nënshtrohen të gjithë studentët që dëshirojnë të bëhen mësimdhënës. Ndërsa provimit kualifikues do t’i nënshtrohen mësimdhënësit që dëshirojnë të pajisen me licencë të avancuar.

Ministrja Arbërie Nagavci, ka thënë se përmes legjislacionit synojnë që të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies.

“Kjo pako paraqet një moment të rëndësishme që po arrijmë të ndërhyjmë që karriera e mësimdhënësve do të jetë gjithmonë e avancuar. Ka pasur diskutim për testime, e këto diskutime kanë qene sipërfaqësore. Ne parashohim provimin shtetërorë dhe atë kualifikues. Legjislacioni do të parasheh provimi shtetërorë, pas kalimit me sukses te provimit shtetërorë do të pajisen me licencë, pasi të punësohen ata do të rilicencohen. Ka pasur legjislacion për rilecencime, mirëpo asnjëherë nuk është jetësuar, prandaj ne kemi paraparë licencën e karrierës, licencën e avancuar dhe të përhershme”, ka theksuar Nagavci.

Ajo ka deklaruar se vlërësimi është paraparë të bëhet në katër faza.

“Është e rëndësishme që të ketë llogaridhënie, ne e kemi paraparë vlerësimin e mësimdhënësve në katër faza. Provimi shtetëror, pastaj vlerësimi me licencë të karrierës, pastaj vlerësimi me licencë të avancuar, që parasheh provimin kualifikues, vlerësimi i mësimdhënësve me licencë të përhershme. Sa i përket vlerësimit të jashtëm, do të bëhet nga Ministria e Arsimit përmes provimit shtetëror dhe Inspektoratit”, ka thënë ajo

Exit mobile version