Kryshefit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Pretreni, i kanë mbetur edhe dy ditë për të liruar detyrën të cilën e ushtroi për rreth 10 vite. Që nga viti 2007 e deri më tani ka thënë se në Prokurori ka dërguar 1434 persona.
Preteni në një konferencë për media e ka lavdëruar punën që ka bërë Agjencia gjatë kohës sa ai ishte udhëheqës i saj. Ndonëse, pati punë më shkelje e korrupsion ka thënë që nuk është kërcënuar nga askush dhe se asnjëherë nuk ka drekuar më asnjë zyrtar, shkruan lajmi.net“.
10 vite me Agjencinë Kundër Korrupsionit kanë mbetur edhe dy ditë që nga përfundimi i mandatit. Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies ne kemi publikuar çdo vit raport. Nga viti 2007 e deri më tani janë dërguar në prokurori 1434 persona.
Kemi pranuar shumë informata për dyshime të mundshme për korrupsion, gjithsej 1802 raste. Ndaj 1500 zyrtarëve kemi ushtruar kallëzime penale. Gjatë deklarimit të pasurisë janë kontrolluar të gjitha formularët, emrat e të gjitha atyre janë publikuar në ueb faqen e agjencisë, për këtë janë bërë 70 kallëzime penale, për konflikt i interesit 1242 raste, në 17 taste kemi identifikuar që ka vepër penale. Kemi kërkuar largimin nga puna në 38 raste. Kemi ofruar këshilla profesionale”, ka thënë Prteni.Ai ka kërkuar nga zyrtarët e Agjencisë që të punojnë më shumë.
“T’ua vështirësojmë jetën atyre që keqpërdorin paranë publike. Problem kryesor është punësimi i shumëfishtë, niveli më i lartë i kallëzimeve penale ka qen niveli i zv. ministrave. Qëndrimi personal është që duhet të fuqizohemi në pjesën e parandalimit në tender publik pasi që korrupsioni nuk është me dy tri euro por me shifra të mëdha”, tha ndër tjera Preteni, transmeton lajmi.net.
Kryeshef i ri në AKK është emëruar, Shaip Havolli, i cili që nga 24 shtatori 2016 merr detyrën e re.