Pretendohet se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është takuar në pronën e tij Mar-a-Lago me presidentin e Argjentinës, Javier Milei, transmeton Anadolu.
Një zyrtar i cili deshi të mbetet anonim në deklaratën për Associated Press (AP), pretendoi se Trump është takuar me Milei-n në pronën e tij Mar-a-Lago në shtetin e Floridës.
Duke treguar se takimi ka qenë pozitiv, zyrtari tha se Milei është takuar edhe me investitorë amerikanë.
Ndërkaq, në lajmin e mediave amerikane, është tërhequr vëmendja se Milei ishte lideri i parë i huaj i cili është takuar me Trumpin pasi ai shënoi fitore në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Milei, i cili mori pjesë në një takim të mbajtur në Mar-a-Lago të institutit “America First Policy” mbrëmjen e së njëjtës ditë, në fjalim e uroi Trumpin për fitoren në zgjedhje.