Pretendohet se kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau do të japë dorëheqje para mbledhjes së grupit më 8 janar për shkak të pakënaqësisë në rritje në partinë e tij dhe mbështetjes së ulët publike, transmeton Anadolu.
Në lajmin e publikuar nga gazeta “The Globe and Mail” të bazuar në burime të paidentifikuara, pretendohet se Trudeau do të japë dorëheqje si lider i Partisë Liberale në pushtet.
Në lajm thuhet se Trudeau dëshiron të shpallë dorëheqjen e tij “në një kohë që do ta caktojë ai vetë për të mos u shfaqur sikur është shkarkuar”. Theksohet se ai do ta shpallë dorëheqjen para datës 8 janar për shkak të pakënaqësisë në rritje brenda partisë dhe mbështetjen e ulët e publikut.
Bëhet e ditur se pas dorëheqjes, Trudeau mund të zëvendësohet nga mninistrja e Jashtme Melanie Joly, ministri i Inovacionit, Shkencës dhe Industrisë Francois-Philippe Champagne dhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore Mark Carney, ndërsa ministri i Financave Dominic LeBlanc si udhëheqës i përkohshëm.
– Thirrje që Trudeau të japë dorëheqje
24 nga 153 deputetët e Partisë Liberale në pushtet i bënë thirrje liderit të partisë dhe kryeministrit Trudeau që të jepte dorëheqje deri më 28 tetor 2024, me “shqetësimin për humbjen në zgjedhjet e ardhshme”.
Pas thirrjes për dorëheqje, Trudeau njoftoi se do të konkurronte në zgjedhjet e ardhshme.