Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pretendohet se kanë arritur ar’mët am’erikane në Iz’rael pas ankesës së Net’anyahut

Pretendohet se kanë arritur ar’mët am’erikane në Iz’rael pas ankesës së Net’anyahut

Pas ankesës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për armë, u njoftua se një avion mallrash që mendohet se mbante armë dhe municione amerikane, u ul në aeroportin “Ben Gurion” në Tel Aviv, transmeton Anadolu.

Në lajmin e radios së ushtrisë izraelite thuhet se: “Pas kërkesës së kryeministrit Netanyahu nga SHBA-ja se kishte një vonesë në dërgesën e armëve, avioni amerikan i tipit C17 ateroi në Izrael”.

Ndërsa në lajm nuk u përfshinë detaje të tjera, ende nuk ka asnjë deklaratë nga autoritetet amerikane dhe izraelite.

Në deklaratën e tij të djeshme, Netanyahu tha se dërgesat e armëve nga SHBA-ja drejt Izraelit pësuan “rënie dramatike” 4 muaj më parë dhe pohoi se shumica e armëve, përveç pjesëve të caktuara, nuk kishin mbërritur.

Më 18 qershor, Netanyahu publikoi një video në të cilën ai akuzon SHBA-në se refuzon të dërgojë armë në vendin e tij.

Më 19 qershor, Zyra e Kryeministrit izraelit raportoi se ambasadori i SHBA-së në Izrael, Jack Lew i tha Netanyahut se municionet dhe armët ishin në proces dërgimi në Izrael.

Exit mobile version