Pretendohet se regjimi i Bashar al Asadit në Siri ka sulmuar me “gaz helmues” lagjen Cobar të kryeqytetin e vendit, Damask, që ndodhet në mesin e “zonave jokonfliktuale”, përmbajtja e së cilit nuk dihet dhe se 4 persona janë prekur nga ky gaz.
Në një deklaratë nga Qendra Mjekësore në Cobar, pretendohet se forcat e regjimit mbrëmë rreth orës 01.00 kanë sulmuar lagjen Cobar me “gaz helmues”, përmbajtja e të cilit nuk po dihet.
Në deklaratën ku theksohet se 4 persona janë prekur nga gazi i përhapur në lagje, thuhet se “Te personat e prekur kishte simptoma si ngushtim të frymëmarrjes, të vjella, marramendje dhe të shikim të dëmtuar”.transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e regjimit javën e kaluar kishin sulmuar me “gaz helmues” frontin e muhalifëve në qarkun Ajn Terma të rajonit Guta Lindore në Damask, ku disa persona ishin prekur nga gazi./Mesazhi/