Pretendohet se avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve kundër DEASH-it me sulmet ajrore kanë shndërruar në rrënojë një objekt shkollor ku jetonin qindra refugjatë në perëndim të Rakka-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetarët e AA-së kanë marrë nga burimet lokale mësohet se sulmi i ndërmarrë natën e të hënës është kryer në rajonin Mansura në bregun e lumit Eufrat rreth 30 kilometra në perëndim të Rakka-s.
Burimet lokale thonë se është sulmuar shkolla ku qëndronin rreth 50 familje të cilat kanë migruar nga Hama, Humus dhe Rakka. Ato kanë shprehur shqetësime se ndërtesa është kthyer në rrënojë dhe kanë humbur jetën qindra persona, prej të cilëve të gjithë gra dhe fëmijë.
Ndër të tjera burimet kanë theksuar se rajoni ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH por se përreth objektit të shkollës nuk ka patur asnjë element të DEASH-it dhe se janë duke vazhduar punimet për heqjen e rrënojave.
Sulmi i dytë në Tabka
Burimet lokale kanë pretenduar ndër të tjera se në një sulm tjetër të ndërmarrë në të njëjtën orë ka patur në objektiv rajonin Tabka në perëndim të Rakka-s ku kanë humbur jetën të paktën 40 civilë të përbërë nga gra dhe fëmijë.
Burimet kanë shprehur shqetësimet për rritjen e numrit të vdekjeve dhe kanë vënë theksin se punimet për heqjen e rrënojave janë në vazhdim.
Për shkak se Rakka dhe rajoni përreth saj ndodhen nën kontrollin e DEASH-it shpesh herë nuk mundet të gjendet qajse në internet për të publikuar për publikun materialet pamore.
Rajoni shpesh herë ndodhet nën obejktivin e avionëve luftarakë të koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve kundër DEASH-it, andaj burimet parashikojnë se edhe sulmet e fundit janë të kryera në të njëjtën mënyrë.