Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç deklaroi se pretendimet e ministres së Integrimit të Austrisë, Susanne Raab në lidhje me Presidentin Recep Tayyip Erdogan janë larg të vërtetave dhe të papranueshme.
Tanju Bilgiç iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me temën.
“Prezantimi i Ministres austriake të Integrimit, Susanne Raab në një konferencë për shtyp të mbajtur dje (një ditë më parë) me një hartë të përgatitur nga ‘Qendra Politike e Dokumentimit Islam’ dhe listën e të gjitha shoqatave myslimane në Austri, duke pretenduar se shfrenimi në Vjenë buron nga fjalimet e Presidentit tonë, është larg së vërtetës dhe i papranueshëm”, u shpreh Bilgiç
“Këto politika ksenofobike, raciste dhe anti-islamike helmojnë përshtatjen dhe pjesëmarrjen shoqërore. Është e rëndësishme për Austrinë të braktisë këto përpjekje, të cilat synojnë emigrantët dhe myslimanët, dhe të miratojë një politikë të përgjegjshme”, shkroi Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç. /trt