Ballina Jeta Shëndetësi Presioni i lartë i gjakut mund të rrisë rrezikun e sëmundjes Alzheimer

Presioni i lartë i gjakut mund të rrisë rrezikun e sëmundjes Alzheimer

Presioni i lartë i gjakut i patrajtuar në të 60-at mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Alzheimerit më vonë, tregon një studim i ri.

Lajmi i mirë: Hapat e thjeshtë mund të lehtësojnë hipertensionin, thanë studiuesit.

Studimi global zbuloi se “marrja e medikamenteve për presionin e gjakut lidhej me uljen e rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit gjatë gjithë jetës së mëvonshme”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Matthew Lennon nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor në Australi.

“Këto rezultate sugjerojnë se trajtimi i presionit të lartë të gjakut teksa një person plaket, vazhdon të jetë një faktor vendimtar në reduktimin e rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit”.

Gjetjet u publikuan këtë javë në revistën Neurology.

Siç shpjegoi Lennon, “marrja e medikamenteve për presion të gjakut është gjetur gjithashtu në kërkimet e mëparshme për të reduktuar rrezikun e një personi për demencë në përgjithësi, por dihet më pak se si presioni i gjakut ndikon në rrezikun e një personi për sëmundjen e Alzheimerit”.

Në përpjekje për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ekipi i tij kreu një “meta-analizë” të të dhënave për më shumë se 31,000 njerëz të cilët kishin qenë në 14 studime që matën ndryshimet njohëse dhe diagnozën e çmendurisë me kalimin e kohës.

Pjesëmarrësit erdhën nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga një numër i madh i kombësive të ndryshme në mbarë botën.

Një total prej 1,415 rastesh të sëmundjes së Alzheimerit u diagnostikuan në grup gjatë një përcjelljeje mesatare prej katër vjetësh.

Exit mobile version