Mbi Egjiptin është duke u bërë presion e paparë që nga Marrëveshja e Camp David e vitit 1979. Ky presion është rritur sidomos me nisjen e luftës në Gaza.
Siç e kam përmendur para dy muajve në një shkrim e një javë pas edhe në intervistën time në Top Channel, Izraeli është duke punuar të hapë një kanal uji nisur nga poshtë në Detin e Kuq për tu lidhur me ujërat e Mesdheut. Kanali me një gjatësi 293 kilomentra do të kushtoj afër 50 miliardë dollarë. Ky kanal do ta dëmtojë seriozisht Egjiptin sepse do ta qes prej loje Kanalin e Suezit që është burimi i dytë ekonomik për Egjipitn.
Posedimi dhe kontrollimi i kanalit të ri donë të thotë kontrollim i pjesës më të madhe të transporit detar nëpër botë. Mbi 30% e mallrave do të kalojnë nëpërmes atij kanali. Kanali i ri do të quhet Ben Gurion, sipas emrit të kryeministrit të parë të Izraelit. Megjithate, realizimi i atij kanali varet shumë prej Gazës. Andaj po punohet në spatrimin e saj nga palestinezët për të cilët Izraeli haptas e thotë se ose të dëbohen nga aty, ose të vriten të gjithë. Kanali do të jetë i një rëndësie strategjike përtej përfitimeve të mëdha ekonomike për Izraelin.
Me datë 2 shkurt kam shkruar për vizitën e Erdogan që do t’ia bëj Egjipt e të nesërmen po në Top Channel e kam shpjeguar në detaje rëndësinë e saj vizite. Kam përmendur 6 tema që do të diskutohen (dosja somaleze, dosja sudaneze, problemi i Etiopisë, Gaza, demarkacioni i ujërave të Mediteranit dhe marrëveshjet për shitjen e armëve).
Si atë ditë, si sot them se vizita e Erdogan në Egjipt është një prej tri ngjarjeve më të mëdha që kanë ndodhur në Lindjen e Mesme në pesë vjetët e fundit. E para konsiderohet Marrëveshja e Abrahamit (e kemi shpjeguar edhe këtë) midis Emirateve dhe Izraelit, dhe e dyta, lufta në Gaza. E kam quajtur vizitë historike sepse po krijohet një bllok i ri midis Turqisë, Katarit, Egjiptit dhe Libisë për t’i kontrolluar ujërat e Mesdheut në të cilat Greqia, Franca dhe Izraeli dëshirojnë ta mbajnë primatin. Ky bllok po shihet si një mundësi për shpëtimin e Lindjes së Mesme nga copëtimi i mëtutjeshëm i saj.
Rrallë herë është parë në Kajro të jetë bërë ndonjë pritje kaq madhështore për ndonjë lider botëror sa kësaj rradhe për Erdoganin. Egjipti tanimë ka nevojë shumë të madhe për mbështetjen e Turqisë, ndërsa Turqia, me marrëveshjen që e nënshkroi me Egjiptin, po arrin shifrat afër 200 miliardë dollarë nga shitja e armëve. Vetëm Arabisë Saudite 22 miliardë dollarë (nga ato IHA 3 miliardë dollarë), ndërsa Emirateve afër 30 miliardë dollarë. Egjipti do të blejë tanke prej Turqisë më shumë se sa kishte blerë para pak vitesh nga Rusia. Numri i tankeve që ia shet Rusia Egjiptit është rrafsh 500 syresh.
Dhe për fund: Egjipti është duke u ballafaquar me një paradoks të paparë; nga njëra anë po i bëhet presion pse nuk i pranon palestinezët por i lë ashtu të vriten masovikisht, e nga ana tjetër, po i pranoi, historia do të shkruan se Egjipti ishte pjesëmarrës në spatrimin e Gazës nga palestinezët.
P/S: Më erdhi mirë që sot televizione të njohura shqiptare folën për kanalin e ri të Izraelit. Në anën tjetër aspak nuk u ndjeva keq pse nuk më citojnë kur përmendin fjalitë e mia germë për germë. Ndoshta sepse nuk jam ndonjë anglez, francez apo amerikan. Ndashtë! Kryesorja, informacionet e rëndësishme të arrijnë deri tek veshi i shqiptarëve….!
Nëse doni ta nderoni shkrimin, atëherë SHPËRNDAJENI…
Nga: Mustafë Bajrami