Presidentja e Maqedonisë së Veriut takon shefen e Komisionit Evropian

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.jpg

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, transmeton Anadolu.

Siç thuhet në njoftimin e dërguar nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut, në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për procesin e integrimit evropian të vendit dhe perspektivat për progres, zbatimin e reformave dhe përfitimet nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Duke falënderuar për angazhimin e saj personal dhe përkushtimin ndaj zgjerimit, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Plani i Rritjes është një mekanizëm i rëndësishëm me potencial të madh, i cili do të përshpejtojë reformat, do të kontribuojë në standardizimin, rritjen ekonomike dhe përparimin, si dhe do ta afrojë vendin me Bashkimi Evropian. Presidentja theksoi se institucionet maqedonase në disa fusha janë të gatshme për integrim të përshpejtuar dhe përfshirje në disa iniciativa dhe rrjete të BE-së dhe shprehu pritjen që procesi integrues të zhvillohet në bazë të parimit të meritës dhe kritereve të Kopenhagës, duke theksuar se aty qëndron çelësi i zhvillimit tonë”, thuhet në njoftim.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së besueshmërisë së Bashkimit Evropian në lidhje me politikën e zgjerimit, presidentja theksoi nevojën e rritjes së mbështetjes nga institucionet evropiane për tejkalimin e sfidave dypalëshe dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mëtutjeshëm të dialogut dhe theksoi rëndësinë që qasja e re e integrimit gradual dhe në faza të vazhdojë paralelisht me procesin e anëtarësimit.

Në kuadër të zhvillimeve rajonale, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se progresi i arritur nga secili vend-kandidat nga Ballkani Perëndimor ka ndikim pozitiv në dinamikën rajonale të anëtarësimit në BE dhe theksoi përkushtimin e saj për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm rajonal në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Von der Leyen më herët u takua edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Presidentja e KE-së, në kuadër të turit ballkanik, ka qëndruar dje në Shqipëri, ndërsa pasditen e sotme ka udhëton drejt Bosnjë e Hercegovinës, pas çka do të vizitojë vendet e tjera të rajonit.