“Do ta rindërtojmë Ukrainën. Duhet ta bëjmë këtë dhe do ta bëjmë sepse është detyrimi ynë moral”, u shpreh shefja e Komisionit
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, tha se Ukraina, e cila aktualisht po lufton kundër Rusisë, do të rindërtohet dhe se janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë, raporton Anadolu Agency (AA).
Von der Leyen, e cila erdhi në Romë për një sërë takimesh, mori pjesë në një aktivitet në Muzeun e Artit Modern Maxxi.
“Ne do të kemi një takim me kryetarin e Mariupolit dhe arkitektët ukrainas. Do ta rindërtojmë Ukrainën. Duhet ta bëjmë këtë dhe do ta bëjmë sepse është detyrimi ynë moral”, u shpreh shefja e Komisionit. /aa