Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ishte e nevojshme të dihej origjina e COVID-19 dhe hetuesit duhet të kenë akses të plotë në vendet që mund të hedhin dritë mbi çështjen.
“Është me rëndësi të madhe që të mësojmë për origjinën e koronavirusit”, tha të enjten Von der Leyen në një konferencë shtypi përpara samit të G7 në Britani.
“Hetuesit kanë nevojë për qasje të plotë në gjithçka që është e nevojshme për të gjetur me të vërtetë burimin e kësaj pandemie”, shtoi ajo
Në lidhje më këtë çështje, pak javë më parë, eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, i bëri thirrje Kinës që të lëshojë të dhënat mjekësore të nëntë personave, sëmundjet e të cilëve mund të sigurojnë të dhëna të rëndësishme nëse COVID-19 u shfaq për herë të parë si një “rrjedhje” nga një laborator.