Presidenti somalez, Mohammed Abdullah Farmajo, ka refuzuar 80 milionë dollarë në këmbim të marrëveshjes për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Katarit.
“Pas dy orësh nga ofrimi i ofertës, Farmajo hodhi poshtë atë,” ka njoftuar azetari Jaber Al-Harimi.
Edhe gazeta Somalia Today citoi burime të paidentifikuara duke thënë se “ka pasur presion ndaj qeverisë somaleze për të ndryshuar vendimin që ajo ka marrë, në lidhje me rrethimin e imponuar ndaj shtetit të Katarit”.
Burimet e konfirmuan se Arabia Saudite kërcënoi të tërhiqte ndihmën financiare për qeverinë e Somalisë, nëse Somalia nuk ndryshoi qëndrimin e saj neutral në të cilin kërkoi t’i japë fund konfliktit politik midis Katarit dhe vendeve të tjera arabe përmes dialogut nëpërmjet organizatave islame si Lidhja Arabe dhe Organizata e Konferencës Islamike (OIC).
Somalia e lejoi Katarin të përdorte hapësirën ajrore të saj për të thyer kufizimin e zonës së ndalim fluturimit. /MESAZHI/