Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Zeman akuzon shërbimin sekret për përgjime ndaj tij

Presidenti Zeman akuzon shërbimin sekret për përgjime ndaj tij

Milos Zeman

Presidenti çek Milos Zeman ka akuzuar shërbimin e tij sekret për përgjimin e njerëzve në rrethin e tij të ngushtë, përfshirë edhe veten.

“Kur flas me këta punonjës në telefon dhe përgjohem është diçka e pakëndshme’’, theksoi 76-vjeçari për gazetën Blesk.

‘’Kryeministri Andrej Babis më premtoi se kjo gjë nuk do të ndodhte më, por po vazhdon’’, theksoi ai, duke theksuar se’’ lajmin e kishte mësuar nga një burim i Shërbimit Informativ Kombëtar BIS.

Revista ‘’Respekt’’ i referohet kontakteve të ngushta të një këshilltari të presidentit Zeman në Rusi. Gjatë udhëtimeve të tij në Moskë, ai u takua gjithashtu me udhëheqjen e kompanisë bërthamore shtetërore ruse Rosatom.

Marrëdhëniet midis Republikës Çeke dhe Rusisë janë të tensionuara. Praga fajëson agjentët rusë për shpërthimet në një depo municionesh çeke në vitin 2014 që vranë dy persona.

Kremlini i quan akuzat të rreme. Të dy qeveritë dëbuan diplomatët e njëri-tjetrit për këtë çështje. /atsh

Exit mobile version