Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është pritur në takim në Paris nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron, raporton Anadolu.
Presidenti serb u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti francez në pallatin presidencial Elysee për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Vizita e presidentit serb në Paris u ra dakord në fund të muajit mars, kur Vuçiq dhe Macron zhvilluan një bisedë telefonike.