Presidenti ukrainas urdhëron evakuimin e qytetit të Donetskut

“Ka një vendim të qeverisë për një evakuim të detyrueshëm nga rajoni i Donetskut, gjithçka është duke u organizuar”, tha Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy urdhëroi evakuimin e qytetit të Donetskut të shtunën në vazhdën e luftës me Rusinë, sipas presidencës së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ka një vendim të qeverisë për një evakuim të detyrueshëm nga rajoni i Donetskut, gjithçka është duke u organizuar. Mbështetje e plotë, ndihmë e plotë – si logjistike, ashtu edhe pagesat”, tha Zelenskyy.

Ai tha se zyrtarët “kanë nevojë për një vendim nga vetë njerëzit, të cilët ende nuk e kanë marrë atë për veten e tyre”.

“Shkoni, ne do të ndihmojmë”, deklaroi Zelenskyy.

“Ka qindra mijëra njerëz, dhjetëra mijëra fëmijë. Shumë njerëz refuzojnë të largohen … por me të vërtetë duhet bërë. Por gjithsesi, ky vendim do të duhet të merret, më besoni”, shtoi presidenti ukrainas.

“Nëse keni mundësi, ju lutemi flisni me ata që kanë mbetur ende në zonat luftarake në Donbas. Ju lutemi bindini se është e nevojshme të largohen, veçanërisht nëse janë familje me fëmijë”, tha Zelenskyy. /aa