Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka propozuar në parlament një projektligj për ratifikimin e Statutit të Romës, transmeton Anadolu.
Projektligji, që u publikua në faqen zyrtare të parlamentit ukrainas, është shënuar si i pranuar.
Një shënim përkatës sqarues mbi projektligjin thotë se ndër arsyet e propozimit të tij është edhe sjellja e dispozitave të Kodit Penal të Ukrainës në “përputhje me normat e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”.
“Në kushtet e konfliktit të armatosur ndërkombëtar me Federatën Ruse, sjellja e dispozitave të legjislacionit ukrainas për përgjegjësinë penale në përputhje me kërkesat e ligjit penal ndërkombëtar është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme që duhet zgjidhur”, thuhet në shënimin e propozimit të projektligjit.
Statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i miratuar në vitin 1998 në kryeqytetin Italian Romë, është traktati që themeloi gjykatën ndërkombëtare me seli në Hagë.