Presidenti ukrainas dhe kryeministri belg diskutojnë prodhimin e përbashkët të armëve dhe furnizimin me F-16

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se ai dhe kryeministri belg, Bard De Wever, gjatë vizitës në Kiev kanë diskutuar prodhimin dhe investimet e përbashkëta në mbrojtje, raporton Anadolu.

“Sot, përfaqësues të dhjetë kompanive belge të mbrojtjes janë në Ukrainë, së bashku me kryeministrin Bard De Wever. Diskutuam prodhimin e përbashkët të armëve dhe investimet në prodhim në territorin ukrainas, hapa nga të cilat do të përfitojnë e gjithë Evropa”, tha Zelenskyy.

Presidenti ukrainas gjithashtu tha se janë arritur tre marrëveshje me prodhuesit belgë dhe se dokumentet janë duke u nënshkruar me prodhuesit ukrainasë.

Ai përshëndeti një paketë të re të mbrojtjes prej 1 miliard eurosh nga Belgjika.

“Një miliard euro është një kontribut i rëndësishëm dhe me të vërtetë do të ndihmojë në mbrojtjen e jetëve. Potenciali ynë aktual i mbrojtjes po ashtu është i gjithë potenciali i Evropës për të penguar çdo aktivitet armiqësor kundër Evropës”, tha Zelenskyy.

Ai shtoi se Belgjika e ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën përmes ndihmës ushtarake, politike dhe humanitare që nga ditët e para të luftës së Moskës kundër Kievit.

“Dhe, më e rëndësishmja, si themel i bashkëpunimit tonë është ndjesia e drejtësisë, një ndjesi që Belgjika e ndan me ne, njohja e drejtësisë së mbrojtjes sonë dhe e padrejtësisë së agresionit rus”, tha Zelenksyy.